ZVA SHIJAK

Arsimi përbën një nga vlerat themelore të shoqërisë dhe një nga çelësat e të ardhmes së saj.

Zyra Vendore Arsimore Shijak, është strukturuar mbështetur në Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr.99, datë 27.02.2019 “Për krijimin, mënyrën e organizimit e të funksionimit të Drejtorisë së Përgjithshme të Arsimit Parauniversitar”  dhe Urdhërin e Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë Nr.234, datë 19.04.2019 “Për miratimin e strukturës dhe organikës së Zyrave Vendore të Arsimit Parauniversitar”.

Zyra Vendore e Arsimit Parauniversitar Shijak ,është përgjegjëse për funksionimin dhe mbarëvajtjen e institucioneve arsimore brenda juridiksionit të tyre, duke siguruar cilësinë e shërbimit arsimor parauniversitar në nivel qëndror. Funksionimi i ZVAP-së është organizuar sipas strukturës:

-Drejtori i ZVAP-së,

-Sektori i Shërbimeve,

-Sektori i Monitorimit të Kurrikulës dhe Zhvillimit Profesional.

Nën juridiksionin e Zyrës Vendore Arsimore Parauniversitare Shijak  janë 16 Institucione Arsimore :

  • 12 Shkolla 9 – vjeçare Qendër
  • 2 Shkolla Vartëse
  • 2 Gjimnaze  të Përgjithshme

Numri i nxënësve  total 3274